Një i ri ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasje me armë në një fshat të Mallakastrës.
Plumbat i kanë marrë jetën 22-vjeçarit, Alfons Dautaj nga Patosi.
2 të plagosurit po marrin ndihmën e mjekëve në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se motivi që ka çuar në deri në përdorimin e armëve kanë qenë pazaret me bimët narkotike, pasi jo larg vendngjarjes mësohet se është gjendur një parcelë me kanabis.
Policia lokale po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.