Përmbytjet në jug të vendit, Avokati i Popullit numër telefoni për emergjencat

alt

Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Jug të vendit për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut.

Avokati i Popullit është pranë familjeve të dëmtuara nga kjo situatë dhe për çdo nevojë emergjente mund të telefononi në numrin 0689034648.
Institucioni i Avokatit të Popullit mbështet punën e institucioneve shtetërore dhe fton të gjithë qytetarët që të ndjekin këshillat e dhëna nga autoritetet.
“Ne nxisim gjithashtu të gjithë qytetarët të jenë solidarë me njëri- tjetrin. Bashkëpunimi dhe solidariteti ndihmojnë menaxhimin me sa më pak dëme të situatës së rëndë të krijuar”, theksohet ne nje njoftim te Avokatit te Popullit.

Advertisement