Përmbytet shtëpia e George Clooney

Friday, December 5, 2025

Moti i keq nuk kursen askënd, qoftë ky i pasur apo i varfër. Kështu ka ndodhur këto ditë, me vilën prej 10 milionë paund të çiftit George Clooney dhe bashkëshortes së tij Amal.

Vila e tyre e ndodhur në Sonnig, pranë Reading në Britani e Madhe, është përmbytur nga dalja e rrjedhës së lumit Tamiz.

Fotografitë nga ajri tregojnë se si sipërfaqja përrreth vilës është mbuluar nga uji, për shkak të fryrjes së lumit, që rrethon pronën.

Aktori hollywoodian dhe bashkëshortja e tij, prej kohësh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e shtëpisë, duke bezdisur mjaft dhe fqinjët. Gjithashtu çifti ka kërkuar që përreth pronës, të vendosen 18 kamera sigurie.

Fatkeqësisht punimet e bëra për shtëpinë, mund të jenë shkatërruar nga vërshimi i ujit, që ka mbuluar një pjesë të kopshtit të tyre.

Shira të furishëm kanë goditur këto kohë rajonin ku ndodhet vila, ndërkohë që Agjencia Britanik e Mjedisit ka lajmëruar që mund të këtë sërish rrezik për përmbytje.

SourceTv Klan
RELATED ARTICLES
- Advertisment -