Pas një pauze të gjatë që bëri në muzikë dhe në rrjetet sociale, Selena Gomez u rikthye sërish.
Pasi u rikthye me ish të dashurin e saj Justin Bieber, këngëtarja mbrëmjen e kaluar ishte e pranishme në “Billboard Awards” ku u vlerësua me çmimin “Gruaja e Vitit”. Por Gomez, e prekur dhe përmes lotësh, tha se këtë çmim e meritonte ajo që i kishte shpëtuar jetën duke ia dhuruar shoqes së saj, Francia Raisa.
Kujtojmë që Francia i shpëtoi jetën Selenës duke i dhuruar veshkën e saj pasi këngëtarja ishte përkeqësuar për shkak të komplikimeve nga sëmundja e imunitetit , Lupus që e vuan prej vitesh.
“Mendoj se këtë çmim duhet ta merrte Francia. Ajo më shpëtoi jetën. Ndihem tmerrësisht me fat”, tha Selena mirënjohëse.