Përlotet Rudina Dembacaj: Nëpërmjet xhubletës, pata babin me vete

Rudina Dembacaj, aktorja e spektaklit “Klanifornia” në Tv Klan, ishte e ftuar në emisionin “Rudina” për të ndarë detaje nga ngjarja e ëmbël e së premtes së shkuar. Jo vetëm e bukur, por edhe e shumëpërfolur dhe madhështore qe dasma e saj dhe bashkëshortit, Mark Frroku, në të cilën spikati gjallëria dhe hareja.

Në fotot e para të publikuara nga ceremonia e celebrimit në kishë, Rudina shihet me një fustan të bardhë me një brez xhublete të dizenjuar nga motra e saj, Reda. Zgjedhja nuk ishte aspak e rastësishme dhe e paqëllimshme, madje vlera emocionale e saj është pa çmim.

Advertisement

“Reda së shpejti do të lançojë linjën e saj të veshjeve sepse ka një inteligjencë emocionale të jashtëzakonshme dhe duke më njohur mua ajo krijoi këtë gjë që unë të isha shumë krenare në altar, duke patur një pjesë të origjinës time duke qenë se figura kryesore e imja mungon.

Gjithmonë betohem që nuk do të përlotem, por është e pamundur dhe duke mos patur babin aty, nëpërmjet xhubletës, pata babin, origjinën, gjyshen, hallat dhe gjithë Kelmendin me vete”.