Publikohet traileri i plotë i serisë së fundit të filmave “The Hunger Games”.
“Kemi vetëm një mundësi” thotë në trailer aktorja Jennifer Lawrence, e armatosur me harkun dhe shigjetat e saj.
Presidenti Snow, rol i cili luhet nga Donald Sutherland, thotë: “Mos bëni asnjë gabim, lojës po i vjen fundi”.
Traileri është shfaqur fillimisht për 6500 fansa të filmit në San Diego.
Filmi, i katërti dhe i fundit, pritet të shfaqet në Nëntor, në Britani dhe SHBA.

Advertisement