Performanca e Katy Perry-t në Super Bowl XLIX, pritej prej muajsh nga miliona njerëz dhe nuk zhgënjeu aspak. Perry këndoi një sërë hitesh ne pushimin e ndeshjes mes Seattle Seahawks dhe New England Patriots, me ndihmën e dy të ftuarve specialë Lenny Kravitz dhe Missy Elliott. Me një fustan të përpirë nga flakët (të gjitha veshjet për performancën ishin realizuar nga Jeremy Scott) dhe më flokët bishtalec, këngëtarja e nisi performancën e saj majë një tirgri të artë duke përshkruar mes për mes fushën teksa këndonte “Roar”. Më pas skena u shndërrua në një fushë shahu për “Dark Horse” një tjetër hit nga albumi PRISM. Akrobatët rrotulloheshin rreth Perry-t teksa skena u shndërrua në tridimensionale dhe këngëtarja ftoi Lenny Kravitz. Flakë shpërthyen gjithandej për një duet të pashoq të “I Kissed a Girl.” Pas kësaj skena u shndërua në një plazh të vërtetë plot peshkaqenë që kërcenin, palma e topa plazhi buzëqeshës në performancën e “Teenage Dream.” Vetëm pas këngës “California Gurls” Katy prezantoi në skenë të ftuarën tjetër Missy Elliott e cila këndoi “Get Ur Freak On”, “Work It” dhe “Lose Control”. E gjithë performanca u mbyll në mënyrë spektakolare me “Firework”.

Jemi të bindur që me tëpër se sa fjalët tona do t’ju shijojnë pamjet e performances, ndaj ja tek i keni.

Advertisement

http://youtu.be/RhJO2HFs9NQ