Mezi po prisni sezonin e 3-të?!

Na vjen keq t’ju themi, por duhet të prisni pak (ose shumë). Në një intervistë për Variety, David Harbour (Jim Hopper) ka konfirmuar se sezoni i tretë do të transmetohet jo vitin tjetër, por në 2019-ën. Kjo sepse vëllezërit Duffer janë ende duke shkruar skenarin dhe nuk kanë për të nisur xhirimet deri në muajin Prill.

Advertisement

Sigurisht që seriali ishte një sukses i vërtetë për Netflix, por nuk është i vetmi që do të transmetohet pas një viti. Ju kujtojmë që dhe “Game Of Thrones” pritet të shfaqet në 2019-ën. Sido që të jetë, ne nuk mund të presim kaq gjatë!