Për herë të parë dhe të fundit, Sara Hoxha flet për kërcënimet e marra për shkak të Big Brother !

Mund ta themi lirishit dhe me plot gojë se Big Brother Vip Albania është një fenomen televiziv. Një eksperiment social, i cili këtë vit ka thyer cdo rekord shikueshmërie.

Por për fat të keq, i gjithë suksesi, mbart pas vetes edhe një sërë të këqijash.

Advertisement

Të gjithë jemi vigjilentë për gjuhën e urrejtjes ndaj produksionit të këtij formait, ndaj Top Channel, madje edhe ndaj banorëve. Duke nisur nga gjuha bullizuese, ofendimet, të sharat e deri te kërcënimet. Këto fenomene janë më të shpeshta në rrjetet osciale.

Ditën e sotme, për herë të parë dhe të fundit, ka reaguar producentja e programit, Sara Hoxha. Shkak për këtë reagim, u bë një ndër të shumtat mesazhe të mbërritura në inbox-in e saj në Instagram. Mesazhi në fjalë, mallkonte Sarën, familjarët e saj si dhe Arbanën, në një mënyrë të frikshme.

Duke qenë se ndodhemi edhe në muajin e shenjtë të agjërimit, Sara ka përcjellë një mesazh i cili duhet lexuar patjetër nga të gjithë.

“Gëzuar Ramazanin të gjithëve. Teksa vijmë në përfundimin e këtij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashtu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë, kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyemi cdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfajqe televizive dhe gjithcka bëhët në kuadër të lojës. Shikim të këndshëm!”, ka shkruar Sara.

Shpresojmë që ky mesazh të ketë mbërritur jo vetëm në sytë dhe veshët e të gjithëve, por mbi të gjitha në ndërgjegjen e atyre që gjuhën e urrjetjes e kanë normalizuar.