Marc Anthony, edhe pse është një fitues Grammy, zotëron disa biznese të suksesshme dhe ka famë botërore, sërish pendohet për disa gjëra.
Në një intervistë, Marc ka thënë se nëse do të kishte mundësi të kthente kohën pas, do të ndryshonte disa gjëra.
“Më vjen keq që profesioni im më ka zënë pjesën më të madhe të kohës. Do bëja gjithcka që të isha bërë baba me kohë të plotë dhe të bëhesha dëshmitar i cdo sekonde të jetës së fëmijëve të mi”, ka thënë Anthony.
“Nuk kam patur mundësi ta bëj këtë gjë, dhe tani shpesh herë mendoj nëse e gjithë kjo sakrificë ka vlejtur apo jo.”
Anthony është baba i pesë fëmijëve, dy prej të cilëve me Jennifer Lopez.