Peqin – Plagos një person, arrestohet më vonë autori i krimit

I lënduari ka qenë 18-vjeçari me inicialet I.D., banues në qytetin e Peqinit i cili u dërgua në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rënduar u dërgua në spitalin Ushtarak të Tiranës për mjekim më të specializuar. Nga ana e policisë, fillimisht është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes si dhe shpallja në kërkim e tij. Në fund, bëhet me dije se për një kohë të shkurtër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarje si dhe arrestimi në flagrancë i tij, i cili është 17-vjeçari me inicialet A.B, banues në fshatin Çopanaj të Peqinit. Ndërsa u bë e mundur dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të armës së krimit, si edhe 2 gëzhoja, e po punohet për sqarimin e mëtejshëm dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kanë kaluar për ndjekje prokurorisë së Elbasanit për veprat “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive”, të cilat parashikohen nga nenet 76 e 22 dhe 280 të Kodit Penal.

Advertisement