Penelope Cruz shkëlqen në premierën e “Zoolander 2”

Penelope Cruz ishte një nga aktoret më të spikaturat gjatë premierës së filmit “Zoolander 2”, që u mbajt të enjten mbrëma në Londër.

Aktorja spanjolle dukej më mahnitëse se kurrë më parë në tapetin blu në Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisement

E veshur me një fustan ngjyrë metali të gjatë dhe me një të çarë deri te pjesa lart, kombinuar me sandalet e argjenda tepër elegante dhe aksesorët e tjerë e bënin të dukej mjaft elegante.

41 vjeçarja, nëna e dy fëmijëve, bëri një hyrje të habitshme në shfaqjen Leicester Square ku u bashkua më pas me yjet e tjerë si Ben Stiller, Will Ferrell, Christine Taylor, Kristen Wiig dhe Owen Wilson.