Ish pjesëtari i grupit “One Direction”, Zayn Malik është penduar. Ai me anë të një mesazhi i ka shprehur sërish dashurinë ish të fejuarës së tij, Perrie Edwards.
Zayn i dha fund lidhjes së tij 4-vjeçare në fillim të këtij viti po me anë të një mesazhi edhe pse kishin filluar të bënin plane për martesë.
Nga ana tjetër miqtë e Perries janë të shqetësuar, pasi mendojnë se ai do të jetë në gjendje t’i “turbullojë” mendjen këngëtares për t’u rikthyer sërish krah tij.
Sipas “Daily Star” burimi ka bërë me dije se Zayn ka filluar sërish t’i dërgojë sms Perrie, duke i thënë se i mungon dhe se e do ende atë. Edhe pse Perrie është duke u përpjekur të jetë e fortë dhe indiferente ndaj ish-të fejuarit, miqtë thonë se është e qartë se ajo ende vazhdon ta dashurojë atë.
Perrie Edwards aktualisht është duke promovuar albumin e tretë Mix me titull “Get Weird” në Australi.