PD zyrtarizon Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Fierit

Partia Demokratike ka zyrtarizuar mbrëmjen e së mërkurës kandidaturën e saj për Bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj është një figurë e spikatur e PD, pasi ka qenë deputet i saj dhe ministër i Drejtësisë për disa vjet.
Në këtë sfidë ai përballet me një tjetër jurist, deputetin e PS, Armando Subashi.
Më herët gjatë ditës, Partia Demokratike përmes kryetarit Lulzim Basha zyrtarizoi kandidaturën e Grida Dumës për Bashkinë e Durrësit.
Tani mbetet për t’u bërë publik edhe emri i kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht, vendimi në selinë blu është marrë.
Ai do të jetë Halim Kosova, i cili ka qenë në krye të listës që kur nisi procesi i diskutimit të kandidatëve për Tiranën dhe në të gjitha sondazhet e brendshme të Partisë Demokratike, ai është kandidati që kuotohej më lart se të gjithë.

Advertisement