PD rizgjedh Xhelal Mziun për Kamzën, në Elbasan rikthehet Ardian Turku

Partia Demokratike ka përcaktuar dy kandidatët e saj për Bashkinë e Elbasanit dhe atë të Kamzës për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.
Në Elbasan, Ardian Turku, ish-kryetar i kësaj bashkie në vitet 2003-2007, është emri i përzgjedhur nga demokratët për të rivalizuar me shumë gjasa me kryetarin aktual, Qazim Sejdini të koalicionit të majtë. Kjo do të jetë beteja e dytë elektorale mes tyre, por këtë herë Turku është sfidanti dhe Sejdini kryetari.
Ndërkohë në Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu do të kërkojë mandatin e tretë pasi e mban këtë post prej vitit 2007, përballë kandidatit të koalicionit të majtë, që mbetet për t’u përcaktuar.
Ka zëra se në rast të një marrëveshje PS-FRD, kandidati rival i Mziut mund të jetë Sali Shehu.

Advertisement