PD: Policia të zbardhë ngjarjen kriminale në Lazarat

Partia Demokratike ka reagur lidhur me ngjarjen në Lazarat, duke u shprehur se po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet.

Partia Demokratike kërkon nga Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen, të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh dhe të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë të banorëve dhe punonjësve të policisë si dhe të marrë të gjitha masat për ndalimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, duke shmangur çdo pasojë mbi popullatën civile.

Advertisement

Partia Demokratike u bën thirrje banorëve të Lazaratit të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të grupeve kriminale.