PD: Pazaret e Beqës lënë dhjetëra pacientë me leuçemi në mëshirë të fatit

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, solli, sipas saj, “një shembull ulëritës se si Ilir Beqaj dhe Edi Rama bëjnë para’ me gjakun e shqiptarëve, në këtë rast me sëmundjet e gjakut”.
“Dhjetra burra e gra, fëmijë, të mitur, të rinj, të moshuar, që vuajnë nga leuçemia kanë qendruar të paktën 5 muaj pa ilaçin Fludara. Pse? Për shak të pazareve të Ilir Beqajt. Edhe pse Fludara ishte bar i regjistruar nga kompania Sanofi Aventis, me çmim të kërkuar prej 276 euro pakoja, Beqaj në shkelje flagrante të ligjit ia hoqi të drejtën kësaj firme të njohur europiane, që tia jepte klientit të tij, të kompanisë Incomed, me çmim shumë herë më të lartë, me 390 euro kutia. Miku i Beqës, i këtij hajduti me çizme, merrte pra 114 euro më shumë për çdo pako. Dhe çfarë ndodh; sot paraqet ofertën kompania e Beqës, të nesërmen, miratohet në qeveri lista, vendoset rimbursimi. Nuk e vonon firmën Edi Rama as 24 orë. Ç’është vallë gjithë kjo shpejtësi, gjithë kjo eficencë? Është korrupsion. Është e planifikuar. Është skema e vjedhjes”, tha Vokshi.
“Miku i Beqës, që mori lejen e importit në shkelje të ligjit, dhe iu bë gati në kohë rekord rimbursimi nga Edi Rama, tashmë jo vetëm mund ta sillte me një çmim katastrofik, por do të duhej ta kërkonte këtë bar nëpër bodrumet e depot e lindjes, sepse në perendim nuk e merrte dot, pasi prodhuesin e përzunë; Miku i Beqës duhej ta gjente në Turqi e vende të tjera, ku mund a merrte edhe me 2 lekë, apo në prag të skadimit, sigurisht të dyshimtë për cilësinë dhe sigurinë e tij, të rrezikshme për shëndetin. Kur klienti i Beqës nuk do e gjente me pazar të lirë në bodrumet e depot e vendeve të lindjes, e linte tregun bosh. Bashkëqytetarët tanë, burra e gra, fëmijë, të mitur e të moshuar që vuajnë nga leuçemia ishin në dorë të zotit. Pa trajtim. Rreth 5 muaj ka ndodhur çdo ditë ky krim. Vuajnë të sëmurët, vuajnë familjet e tyre. Janë rrënuar ekonomikisht. Një dramë e madhe. Po për Ilir Beqën çfarë është kjo? Një lajm i mirë padyshim.  Sepse biznesi i tij rritet. Sepse më shumë pako 390 euroshe do paguajë qeveria, para të shqiptarëve. Më shumë para për të e për Edi Ramën. Si ky rast është gjithë shëndetësia. Një ferr për shqiptarët, e parajsë financiare për Beqën e Ramën. 10 herë deri sot duhet të kishte shkuar në burg Ilir Beqaj për këtë hajdutëri me shëndetin e shqiptarëve. E di mirë ai, dhe shefi i tij. Ndaj e duan drejtësinë me çdo kusht. Ndaj duan të emërojnë vetë prokurorët e gjykatësit. Po drejtësinë nuk do ta kenë, dhe milionat që kanë marrë nga sëmundjet e vuajtjet e shqiptarëve nuk do t’i gëzojnë”, shtoi Vokshi.

Advertisement