Partia Demokratike do të depozitojë sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për deputetin e PS-së, Koço Kokëdhima, për shpërdorim detyre e ndërtim të paligjshëm në Qeparo.Zëdhënësja e PD-së, Orjela Nebijaj, doli sot në një deklaratë për mediat ku u shpreh se “Departamenti i Mjedisit dhe i Ligjeve në Partinë Demokratike kanë hulumtuar dhe kanë konstatuar se deputeti Kokëdhima ka shkelur 10 ligje e dy plane urbane me ndërtimin e tij buzë detit. Ndërtimi i Kokëdhimës është një monument paligjshmërie dhe abuzimi, shkelje brutale e një seri ligjesh”.
“Partia Demokratike do të depozitojë sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal për deputetin Koço Kokëdhima për shpërdorim detyre e ndërtim të paligjshëm”, theksoi Nebijaj.