PD dorëzon në Kuvend nismën për uljen e TVSH për produktet e shportës, Tabaku: Do të ndihmojë shtresat në nevojë

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kryësinë e Kuvendit një nismë për uljen e TVSH-së për produktet e shportës. Ishte nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ajo që dorëzoi këtë nismë, e cila parashikon që TVSH-ja të ulet nga 20% në masën 6%. Gjatë fjalës së saj para mediave, Tabaku tha se kjo ulje do të ndihmojë shtresat në nevojë. “Shumë vende të BE kanë ulur TVSH. Propozimi ynë është i thjeshtë. Qeveria thotë se është nismë populiste. Po çfarë do bëjë kjo ulje të TVSH?! Do të bëjë atë që s’ka bërë qeveria, të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisin prodhimet e tyre. Sot shumë vende kanë ulur TVSH për ushqimet, për energjinë. Propozimi ynë është i thjesht dhe shumë konkret.”, tha ajo.

Advertisement