Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të dale e vetme në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Pavarësisht se forca politike e Dules ka një marrëveshje bashkëqeverisje me socialistët, negociatat për këto zgjedhje nuk kanë rezultuar të suksesshme mes dy aleatëve.
Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate Taulant Balla i mandatuar për të negociuar me aleatët deklaroi se kontaktet me Dulen vazhdojnë madje duke u shprehur i sigurt se ai do të jetë pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhje.