Pattinson “fiksohet”

Që kur u bë i famshëm ai gjithnjë ka kërkuar privatësi, por që kur Kristen i kërkoi falje publikisht për tradhëtinë me regjisorin e martuar Rupert Sanders, çështjet e tij personale kanë qenë në faqet e para të gazetave thuajse çdo ditë. Edhe vetë aktori ka rrëfyer se është bërë vartës ndaj leximeve të artikujve mbi jetën e tij. “Po, i lexoj! Është jeta ime. Dua dhe ndjej se duhet t’a lexoj. Është një nga ato gjërat që e di se nuk duhet t’a bësh, por është një vartësi e çuditshme. Dëshiron të ndalosh, por s’ja del dot”,- ka deklaruar aktori 26 vjeçar për Columbus Dispatch.

Gjithsesi Rob ka thënë se përpiqet të mos i marrë shumë seriozisht thashethemet që qarkullojnë. “Ndonjëherë më duket shumë gallatë. Ndonjëherë jeta ime më duket shumë qesharake, ndonjëherë shumë absurde”,- ka përmbyllur Rob. Kushedi sa bukur duhet të jetë të lexosh e të mësosh mbi jetën tënde nga gazetat… Lëre mos e pyet…

Advertisement