Pasuria që Lady Diana u la djemve të saj

Ka pothuajse 18 vjet që nga vdekja tragjike e Princeshë Diana.
Ajo vdiq në moshën 36-vjeçare. Por se cila ka qenë dëshira e saj për fëmijët vetëm së fundmi është bërë publike në një faqe të re britanike të quajtur, Probate Search.
Tarifa e abonimit në këtë faqe është 15 dollarë dhe të gjithë të interesuarit mund të njihen gjërësisht me dëshirat e shumë britanikëve të famshëm, duke përfshirë këtu Winston Churchill, autorin George Orwell dhe Princesh Diana.
Tanimë është bërë publike se nëna e dy Princave, Harry dhe William ka lënë për ta një shumë prej 30 milionë dollarësh.
Nga ana tjetër Princesh Diana i la amanet nënës së saj, Frances Shand Harry se në rast se do të vdiste, të ishte ajo që do të kujdesej për edukimin e dy djemve.
Princesha donte të sigurohej që djemtë e saj të rriteshin të mirë edukuar dhe të përcillnin shumë dashuri.
Princesha Diana dhe Princi Charles janë divorcuar zyrtarisht në gusht të vitit 1996, pasi ajo zbuloi se Princi kishte një lidhje me Camila Parker Bowles.

Advertisement