Në momentin që dukej sikur çdo gjë po shkonte mirë për Justin Bieber, ai u fotografua duke qarë më shumë se një herë. Kjo periudhë shqetësuese për këngëtarin përkoi me shtrimin e Selena Gomez në psikiatri dhe në media u tha se ishte pikërisht kjo arsyeja pse Justin nuk po gjente paqe. Edhe pse është shumë i dashuruar me partneren e tij, Hailey Baldwin, ai dëshiron më të mirën për Selena-n dhe shqetësohet për shëndetin e saj. Burime për People janë shprehur se ai ndihet bosh ndonjëherë edhe pse jeta e tij është e mbushur me gjëra për të cilat ai duhet të jetë mirënjohës.
Tani nuk e dimë nëse duhet të gëzohemi për këngëtarin që ka gjetur lumturinë me dashurinë e re apo të shqetësohemi për këto shpërthime emocionale të tij. E vetmja gjë që dimë është që Justin ka marrë një vendim në lidhje me profesionin e tij. Ai ka vendosur të shkëputet për disa kohë nga muzika, ende nuk dihet se për sa kohë, por është e sigurt që ai nuk ka në plan të rikthehet së shpejti. Një lajm i trishtë për fansat e tij!/RevistaClass