Pasi u bë baba, Majk “kapet mat” me të dashurën e re

Historia e tij me bukuroshen nga Prishtina Majlinda Zeka është përfolur gjërë e gjatë në mediat rozë. Po flasim për reperin e njohur Majk, i cili është bërë baba disa javë më parë. Ai dhe Majlinda janë ndarë prej kohësh, por të dy iu gëzuan shumë faktit se u bënë prindër të një djali. Por teksa historia e tyre e dashurisë ka përfunduar, Majk mesa duket është lidhur me një vajzë tjetër.

“Indeksonline” mëson se Majk është në lidhje me të që disa javë ndërsa lumturia e tyre u pa edhe në ditën e sotme kur çifti vendosi të kalonin kohë pranë njëri-tjetrit në një nga lokalet e Prishtinës.

Advertisement