Pas tornadove që vranë 26 njerëz në shtetin amerikan të Mississippit dhe Alabama, ekziston rreziku për stuhi të tjera.
Paralajmërimin e bëri guvernatori i shtetit, Tate Reeves i cili tha se akoma pritet të ketë rreziqe në disa pjesë të vendit të goditura nga tornadot. Qindra njerëz janë zhvendosur pas tornadove që prekën Mississippin dhe Alabaman të premten mbrëma.
Tornadoja e së premtes ishte më vdekjeprurësja në shtetin e Mississippit në më shumë se 1 dekadë ku të paktën vdiqën 25 njerëz dhe 1 person humbi jetën në Alabamën fqinje.
BBC News raporton se të shtunën, të mbijetuarit e fatkeqësisë mund të shiheshin duke ecur përreth, të trullosur dhe të tronditur. E diela, nga ana tjetër ka qenë plot me punë për të pastruar dëmet që sollën tornadot. Përveç punonjësve, gjithashtu edhe vullnetarët kanë ndihmuar me operacionin e pastrimit të vendit.
Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur burime për të ndihmuar me shpëtimin dhe reagimin në disa nga qytetet më të goditura.
Shkatërrimi si pasojë e tornadove duket aq i vështirë saqë nuk ke nga të ja fillosh. Ekuipazhet po punojnë për të hequr pemët e thyera që duket se po bllokojnë linjat e energjisë elektrike, me mijëra njerëz që kanë humbur energjinë elelektrike.
Por ndërsa komunitetet lokale po përballen me pasojat, ka paralajmërime për stuhi të tjera të forta që do të vijnë.
Duke folur në një konferencë shtypi të mbledhur në qytetin perëndimor të Rolling Fork, guvernatori Reeves tha: Duket se rreziqet duket se po bëhen gjithnjë e më të këqija. Dhe kur të qëndroni këtu dhe të shihni këtë që duket një ditë e bukur moti në Misisipi, ju lutemi kini parasysh: Nëse jeni sot në jug të I-55 në Misisipi, ka rreziqe të mëdha. Ne jemi të përgatitur.