Beyonce dhe Jay Z kanë qenë qendra e vëmendjes për rrjetet sociale për shkak të një situate të tyre pak të sikletshme. Gjatë kohës që çifti i njohur po ndiqte një ndeshje të “NBA”, bashkëshortja e pronarit të “Golden State Warriors”, Nicole Curran bisedonte me Jay Z duke injoruar prezencën e Beyonce. Nga videot e publikuara në rrjet, dukej se Beyonce-s nuk i pëlqeu aspak kjo gjë dhe në një moment ajo e shtyn me krah Nicole.
Të gjithë fansat e Beyonce ose të njohur ndryshe si “Beyhive” janë hedhur menjëherë në sulm ndaj Curran pas publikimit të videos. Beyonce ka zgjedhur heshtjen dhe nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje, por publicistja e saj u ka kërkuar të gjithëve të qetësohen. Yvette Noel-Schure ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të Beyonce dhe Jay Z dhe ka dhënë një mesazh shumë domethënës.
Bashkangjitur fotos ajo shkruan; – “Jam duke kujtuar sot nisjen e turneut ‘OTRII’. Ishte një vend gëzimi, kënaqësish nga dy performuesit më të mirë në botë dhe një vend dashurie. Në çdo ditë të turit unë pash dashuri. Për këtë dua t’i flasë sot edhe ‘Beyhive’. Unë e di që ju keni një dashuri të madhe, por kjo dashuri duhet t’i dhurohet çdo njeriu. Nëse ju shpërndani urrejtje në emër të saj, kjo nuk do të sjellë dashuri për personin që ju doni kaq shumë. Ju duam”.
/Tring/