Pas rastit tronditës, Sia i del në mbrojtje FKA twigs dhe akuzon aktorin: ‘Ai është i sëmurë’

Pak ditë më parë, këngëtarja FKA twigs paditi ish-partnerin e saj, aktorin Shia LaBeouf për abuzim fizik dhe emocional ndaj saj si dhe për transmetim me dashje të një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme.

Pas rastit tronditës, Sia i del në mbrojtje FKA twigs dhe akuzon

Advertisement

Çifti kanë qenë në një lidhje që prej mesit të 2018-ës deri në qershor të 2019-ës.

“Çfarë kam kaluar për faj të Shia-s ishte gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur ndonjëherë në jetë. S’e mendoja kurrë që diçka e tillë mund të më ndodhte mua.”- është shprehur 32-vjeçarja për The New York Times.

Pas rastit tronditës, Sia i del në mbrojtje FKA twigs dhe akuzon

FKA twigs u mbështet publikisht edhe nga Sia, e cila pasi mësoi lajmin nuk u kursye të reagonte në Twitter, ku ndau eksperiencën e saj me Shia-n.

Pas rastit tronditës, Sia i del në mbrojtje FKA twigs dhe akuzon

“Edhe unë kam qenë emocionalisht e lënduar prej tij, një gënjeshtar patologjik, i cili më përfshiu në një marrëdhënie të ndaluar, duke pretenduar se ishte single.”- shkruan ajo.

Nuk është bërë kurrë me dije se kur Sia dhe Shia kanë qenë në një lidhje romantike bashkë, por thuhet se mund të ketë ndodhur në 2015-ën, kur këngëtarja përfshiu aktorin në videon e këngës “Elastic Heart”.

Pas rastit tronditës, Sia i del në mbrojtje FKA twigs dhe akuzon

“Mendoj që ai është shumë i sëmurë! Më vjen keq për të dhe viktimat e tij. Duhet të dish që nëse e do veten, qëndro larg tij, qëndro e sigurt.”