Pak ditë më parë, këngëtarja FKA twigs paditi ish-partnerin e saj, aktorin Shia LaBeouf për abuzim fizik dhe emocional ndaj saj si dhe për transmetim me dashje të një sëmundjeje seksualisht të transmetueshme.
Çifti kanë qenë në një lidhje që prej mesit të 2018-ës deri në qershor të 2019-ës.
“Çfarë kam kaluar për faj të Shia-s ishte gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur ndonjëherë në jetë. S’e mendoja kurrë që diçka e tillë mund të më ndodhte mua.”- është shprehur 32-vjeçarja për The New York Times.
FKA twigs u mbështet publikisht edhe nga Sia, e cila pasi mësoi lajmin nuk u kursye të reagonte në Twitter, ku ndau eksperiencën e saj me Shia-n.
“Edhe unë kam qenë emocionalisht e lënduar prej tij, një gënjeshtar patologjik, i cili më përfshiu në një marrëdhënie të ndaluar, duke pretenduar se ishte single.”- shkruan ajo.
Nuk është bërë kurrë me dije se kur Sia dhe Shia kanë qenë në një lidhje romantike bashkë, por thuhet se mund të ketë ndodhur në 2015-ën, kur këngëtarja përfshiu aktorin në videon e këngës “Elastic Heart”.
“Mendoj që ai është shumë i sëmurë! Më vjen keq për të dhe viktimat e tij. Duhet të dish që nëse e do veten, qëndro larg tij, qëndro e sigurt.”