Ndarja e Klaudia Pepës nga Albi Nako, u diskutua shumë në media dhe rrejtet sociale.

Balerinës i është dashur që thuajse në çdo postim të bërë në Instagramin e saj të përballet edhe me komente fyese. Megjithatë me postimin e fundit ajo i ka çuditur të gjithë. Ajo shfaqet krah një tjetër mashkulli.

Advertisement

E veshur me të brendshme teksa po xhiron  klipin e saj të ri, Klaudia shihet e përqafuar me balerinin dhe koreografin Mëcnun Giasar. Ajo i ka bashkangjitur dhe një zemër fotos së postuar.

Disa minuta më vonë, të njëjtën foto e ka ripostuar dhe vetë koreografi, duke e shoqëruar me dy zemra të zeza.