Pas kunjave të Rudina Magjistarit, Bieta Sulo nuk vonon të reagojë

Sezoni i ri teleziviv që nisi dje është në një garë edhe më të ashpër në luftën për audiencë.

Këtë gjë duket se po e ndjen edhe prezantuesja e dashur Rudina Magjistari.

Advertisement

Për dhjetë vite rresht, pasditet ishin pa kontestim të sajat shkaku i formatit, figurës por edhe faktit që televizionet rivale në vazhdimësi dështonin të gjenin konkurencë të denjë.

Por, gjërat ndryshuan pak nga sezoni i kaluar me ‘Ftesë në 5’ në Top Channel nën moderimin e Bieta Sulos e cila për herë të parë tërhoqi goxha vëmendje me programin e saj i cili ishte në kërkim të senzacionit. Kjo ka bërë që Rudina të dalë pak nga petku i ëmbël dhe të mos përtojë kunjat për rivalen.

Në emisionin e parë ajo bëri të ditur lëvizjen e re, si synim për të dominuar fashën e orarit që ndan me Bietën. Nga ky sezon televiziv, ‘Rudina’ do jetë jo pesë por gjashtë ditë në ekran, nga e Hëna në të Shtunë duke lënë vetëm të Dielën pa transmetim.

Sikur të mos mjaftonte kjo, mes rreshtash, prezantuesja i ka lëshuar mesazhe të koduara konkurentës, direkt përpara kamerës në një intervistë me Çiljetën.

‘Unë duhet ta them dhe duhet ta ndaj këtë kujtim me ju sepse është një moment i dashur për mua. Ka qenë një program i cili solli risi të vërtetë, solli një format ndryshe, i cili u pëlqye menjëherë, u ndoq, u pasua, u kopjua nga shumë të tjerë. Por, sot jetojmë në një botë të lirë ku secili mund të bëjë gjërat që dëshiron. E rëndësishme është që të jemi origjinalë. Ne vazhdojmë të ruajmë origjinalitetin tonë, vazhdojmë të ecim përpara. Me shumë krenari e them këtë, pa harruar mirënjohjen që kam për ju’ – u shpreh Magjistari në nisje të sezonit televiziv.

Kjo duket të jetë përgjigja e prezantueses simpatike ndaj Bietës e cila në një intervistë gjatë verës tha se vetëm në një sezon, programi i saj i pasdites u bë më i ndjekuri nga shqiptarët.

Nuk mungoi as reagimi i Bieta Sulos, ku dukshëm vihen re disa grimca ironie nga ana e saj.

“Sapo më erdhi ky screenshot. Faleminderit të gjithëve,” shkruan Bieta në foton që postoi në Instagram ku duket se 63% e ndjekësve kanë votuar për të. Mirëpo përderisa, Rudina foli për audiencë dhe risi, ky sondazh i publikuar nga Bieta i referohet veshjes së moderatoreve. /Prive.al

/Prive.al/