Pas kritikave për filmin, Sia rrëfen se tentoi të vriste veten

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Sia tentoi të vriste veten dhe u shtrua në rehabilitim pasi mori reagime të shumta negative nga publiku si regjisore e filmit “Music”, një film i disktueshëm për autizmin.

Në një komunikim për New York Times për Kathy Griffin – një komediane e cila u kritikua ashpër në vitin 2017 sepse publikoi një foto duke mbajtur në dorë një objekt që dukej si koka e përgjakur e Donald Trump – këngëtarja e “Chandelier” zbuloi se Griffin e nxori nga depresioni.

Advertisement
Pas kritikave për filmin, Sia rrëfen se tentoi të vriste veten

KATHY GRIFFIN DHE SIA

“Tentova të vrisja veten dhe u përkeqësova dhe më pas shkova në rehabilitim,” tha Sia për New York Times. “Ajo më shpëtoi jetën.” Sia u shpreh se Griffin e çoi atë në një restorant të njohur në Hollywood në mënyrë që paparacët të bënin foto dhe të postoheshin kudo në mënyrë që të ndryshonte tema e titujve nëpër meida. Të nesërmen, The Daily Mail publikoi fotot.

“Music”, filmi me regji të Sia-s, u kritikua nga njerëz të thjeshtë dhe profesionistë të cilët kërkuan bllokimin e tij. Filmi përqendrohet te Music (Maddie Ziegler), një adoleshente me autizëm, e cila vendoset nën kujdesin e të motrës, Zu (Kate Hudson) dhe mikut të saj, Ebo (Leslie Odom Jr.).

Pas kritikave për filmin, Sia rrëfen se tentoi të vriste veten

Nëpër komente online, njerëz të shumtë shkruan se filmi nuk mund të shihet dhe mbi të gjitha është i dëmshëm dhe fyes ndaj individëve me nevoja të veçanta. Ata thanë se portretizimi i fëmijëvë autikë është tallës, përpos faktit që luhet nga një njeri që në të vërtetë nuk është autik.

Pas kritikave për filmin, Sia rrëfen se tentoi të vriste veten

“Pa shije dhe pa ndjenjë. Kushdo që është pjesë e këtij filmi duhet të ketë turp,” shkruante dikush. “Filmi është një akt dhune kundrejt njerëzve me spektrin e autizmit”, “Filmi më i keq që kam parë në jetën time. Sia gjeti stereotipet më të mëdha dhe u mor vetëm me ato. Është një mbeturinë”, “Si një njeri autik, ishte e dhimbshme ta shihja, në kuptimin që shkakton shumë dëm mënyra sesi paraqiten stereotipet dhe si trajtohen ato. Të shmanget me çdo kusht” qenë disa prej komenteve.

Askohe, Sia kërkoi falje dhe u shpreh se “kishte dëgjuar njerëzit e gabuar” dhe “nuk ishte bërë kërkim i plotë” mbi spektrin e autizmit.