Vetëm pak kohë më parë, aktorja e humorit, Delinda Disha njoftoi se ishte në pritje të një fëmije.
Kujtojmë se rreth një vit më parë, ajo humbi binjakët që po priste, ndaj edhe kjo shtatëzani është edhe më e gëzueshme për të dhe familjen e saj. Ajo tha në një intervistë në “Më prit në fundjavë”, se lajmin e bukur e ndau për publikun gjatë pushimeve në Romë.
“Vendosëm të shkojmë në Romë. Atje ndamë lajmin edhe për publikun. E doja shumë një shtatzëni të dytë sidomos pas asaj që kalova. Kur ua thashë lajmin të dy fluturuan nga gëzimi, djali e do shumë një vëlla po ende s’dimë gjininë”, tha Delinda duke zbuluar momentet e para.
Ashtu si vetë Delinda u shpreh, ende nuk e kanë mësuar gjininë e fëmijës, duke preferuar që të mbetet edhe për pak kohë surprizë për ta, por sidomos për djalin e çiftit.