Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo Mëhilli, ka nisur të rikthehet në jetën e përditshme, duke u takuar me miq dhe ish-banorë të tjerë të formatit.
Së fundmi, ai është parë në shoqërinë e DJ Gimbo, i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij edicioni të Big Brother dhe u largua vetëm pak ditë më parë.
Takimi i tyre ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar pozitivisht duke komentuar afrimitetin dhe raportin e mirë mes tyre.
Dy ish-banorët duket se po shijojnë kohën jashtë shtëpisë, ndërsa vazhdojnë të mbeten në fokusin e publikut edhe pas përfundimit të eksperiencës në reality show.


