Mbrëmjen e djeshme, Robert Berisha la garën përgjysmë ku kërkoi të largohej prej formatit ‘Ferma VIP’ pas telefonatës që bëri me të bijën.
Ai u shpreh se malli që kishte për vajzën nuk e lejonte të qëndronte më gjatë në atë shtëpi.
Teksa mbërriti në studio, Roberti është shprehur se është mërzitur dhe nuk i ka ardhur mirë që doli prej formatit edhe pse ky ishte një vendim i marrë nga vetë ai.
‘Nuk u pendova. Jam i mërzitur. S’më erdhi mirë fare që dola. Jam futur i pari prej çunave dhe dola i pari prej çunave. Kam menduar që jam më i fortë, që do mund t’ja dal deri në fund, por kur kam hyrë këtu nuk e kam takuar vajzën dhe ka qenë e vështirë…’- është shprehur Roberti.