Pas 8 vitesh si modele, pse hoqi dorë Angela Martini nga modelizmi?

Në një Intervistë për HauteLiving, Angela Martini ndau shumë për jetën e saj sikurse edhe për librin e saj e të fundit, e gjithashtu edhe të gjitha detajet e publikimit.

Karrierën e saj e nisi shumë e re si modele. Ishte vetëm 8 kur ajo nënshkroi me NEXT Model Management në Miami, Florida, dhe Elite Model Management në New York City.

Advertisement

Në 24 vjeç, ajo u bë Miss Universe. Dhe më pas ajo u ndal për një lloj jete tjetër jo atë që përfshin modelizimin.

“Hapi i parë i madh në modelim ishte në fillimin e karrierës time, kur isha 21 vjeç. Unë jetoja në Zvicër dhe morra një vendim brenda natës që më ndryshoi jetën. Unë zbarkova në Miami dhe hyra në takimin tim të parë të agjencisë së modeleve duke thënë: Përshëndetje, unë jam Angela Martini dhe dua të jem modele! Mund ta imagjinoni, ata qeshën por më pëlqyen. Duke mos pasur një leje pune, propozova të punoja për ta dhe të mos paguhesha derisa të marr lejen time të punës. Ata u pajtuan, dhe ai moment u pasua nga një periudhë shumë e suksesshme si modele, që më solli – përveç të ardhurave të mira – mundësinë për të hyrë në një botë për të cilën ëndërroja që kur isha shumë e re. Disa muaj pasi filluam në Miami, nënshkrimi me ELITE Modeling New York ishte thjesht një formalitet. Përveç faktit se – duke qenë një Binjak i vërtetë – më pëlqen shumëllojshmëria në jetë, kam kuptuar pas 8 vitesh modelim që kam dashur të bëj më shumë në jetën time dhe gjeta një mënyrë për të shprehur kush jam vërtet brenda, jo vetëm jashtë.” – u shpreh ish-modelja në pyetjen pse hoqi dorë nga modelizmi.

Angela Martini

/Prive.al/