Pas 11 vitesh, divorcohet Megan Fox

Friday, December 5, 2025

Megan Fox dhe Brian Austin Green pas 11 vitesh të lidhur, 5 prej të cilave të martuar, kanë vendosur të divorcohen.

“Megan është ndarë nga Brian dhe vendimin e ka marrë që 6 muaj më parë”, ka treguar një burim i afërt i ciftit.

Edhe pse nuk jepet një arsye konkrete për përfundimin e lidhjes së tyre, duket se cifti kohët e fundit ka patur probleme.

Më parë, ata janë ndarë  edhe në Shkurt 2009, por asokohe vendosën të ribashkoheshin sërish kur Green i propozoi aktores për martesë. Cifti u martua vetëm 24 ditë pas ribashkimit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -