Aktorja Elia Zaharia dhe Princi Leka, janë martuar në vitin 2016, në një dasmë përrallore e cila pati shumë të ftuar të njohur.
Historia e tyre e dashurisë ka filluar shumë më pare se sa martesa. Të dy janë njohur në vitin 2010 në Paris.
Që nga moment i dasmës së tyre është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme por asnjëherë nuk është konfirmuar.
Tani çdo gjë është konfirmuar nga disa fotografi të cilat i ka publikuar “Panorama Plus”. Elia është në pritje të ëmbël. Veshur me një fustan me lule dorë për dore me princin e saj duke shëtitur, mund të shihet qartë barku i saj i rrumbullakosur.