Partia Republikane do të regjistrohet më vete në zgjedhjet e 25 qershorit. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime brenda opozitës, sipas të cilave, PR-ja do të konkurrojë me listën e saj të kandidatëve në 12 qarqet e vendit.

Ky është një zhvillim i orëve të vona dhe deri tani nuk ka një deklaratë nga palët, por mësohet se negociatat mes Bashës dhe Mediut nuk kanë përfunduar me një marrëveshje.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Burime jozyrtare thonë se republikanët kanë kërkuar 2 vende të sigurta në listën e demokratëve. Njëri, kryetari Mediu dhe tjetri, një kandidat në Tiranë, që mesa duket, Basha nuk e ka lëshuar.

Republikanët janë aleati kryesor i Partisë Demokratike dhe në zgjedhjet e fundit politike morën rreth 55 mijë vota në rang kombëtar.

Ndërkohë, pritet të mësohet sesi do të mbyllet marrëveshja me agrarët e Agron Dukës, që kanë kërkuar 3 vende të sigurta në listën e Partisë Demokratike.