Parlamenti Europian miraton proejktzolutën për Shqipërinë

Me 428 vota është miratuar projektzoluta për Shqipërinë, hartuar nga deputetët europianë Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.

Në debatet që u hapën mbi rezolutën e integrimit europian për Shqipërinë, ministrja holandeze Jeanine Hennis-Plasschaert dhe komisioneri Johannes Hahn kanë theksuar se prioriteti kryesor për Shqipërinë mbetet reforma në drejtësi, finalizuar kjo me anë të dialogut politik të palëve.

Advertisement

Por sërisht presidenca holandeze dhe Komisioni Europian kanë theksuar se nuk është vetëm reforma në drejtësi matëse e performancës së Shqipërisë për hyrjen në Bashkimin Europian.