Pas lajmit për të dashurin e saj të ri Thomas Gross, dhe një javë pas dasmës së motrës së saj, Nicky Hilton, bukuroshja Paris ka publikuar foto të pushimeve në Ibiza.
Trashëgimtarja 34-vjeçare ka publikuar foto me një veshje shumëngjyrëshe në ishullin spanjoll. Daily Mail shkruan se është e sigurtë që ajo ka qënë bashkë me të dashurin e saj, biznesmenin zviceran 39-vjeçar, Thomas Gross.
Në një prej fotove Hilton shkruan “Sërish në parajsë me dashurinë time!”.