Paris Hilton dëshpërohet për ngordhjen e qenit të saj, Tinkerbell

Paris Hilton është në zi pasi qeni i saj i dashur Tinkerbell ka ndërruar jetë.
Chihuahua më i famshëm që ka pushtuar ekranet në programet “The Simple Life” dhe “Paris Hilton’s My New BFF”, ka ngordhur këtë javë.
“Më është thyer zemra. Jam shumë e trishtuar dhe e dëshpëruar. Pas 14 vitesh të mrekullueshme së bashku, Tinkerbell ka ndërruar jetë si pasojë e moshës së madhe. Ndjehem sikur kam humbur një pjesëtar të familjes. Ajo kishte një shpirt të mrekullueshëm”, ka shkruar Hilton.
Më tej ajo vijon, “Kemi kaluar shumë bashkë dhe tani nuk më besohet se ajo nuk është më. Do të më mungojë dhe gjithnjë kam për ta menduar. Të dua Tinky, je një legjendë që nuk do të harrohet kurrë.”
Tinkerbell, e cila ka ndërruar jetë në moshën 14 vjecarenë vite qeni, ose 72 vjec e përkthyer në vite njerëzore, shihej gjithnjë në krah të trashëgimtares Hilton, qoftë në tapetin e kuq ose në intervista.
Në nderim të qenit, Hilton ka vendosur të postojë fotografi të vecanta të Tinkerbell.
Prej disa muajsh fansat po spekulonin rreth shëndetit të Tinkerbell pasi prej disa kohësh nuk po shfaqej më në publik.

Advertisement