Para ndarjes së çmimeve Oscar, dy shqiptarë vlerësohen për kinematografinë më të mirë për “Honeyland” në festivalin prestigjoz amerikan

Dokumentari “Honeyland”, me regji të Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotesvska, është i nominuar në dy kategori në Oscar: Dokumentari më i Mirë dhe Filmi më i Mirë i Huaj.

Kinematografët e këtij prodhimi janë Samir Luma dhe Fejmi Dauti, dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të cilët janë vlerësuar për kinematografinë më të mirë për “Honeyland” nga ASC (American Society Cinematographers). Ceremonia është mbajtur në Los Anxhelos, ndërsa Samiri është ngjitur në skenë krah kolegut, për të ndarë me të gjithë dy fjalë.

Advertisement

“Është çmimi më i rëndësishëm që çdo kinematograf do të dëshironte. Ne jemi nga Maqedonia, vendi ku zhvillohet festivali më i vjetër kushtuar kinematografisë ‘Vëllezërit Manaki’”, ka theksuar ndër të tjera Luma. Suksesi i “Honeyland” i ka dhënë një shtysë të madhe kinemasë në Maqedoninë e Veriut. Trofeun në skenën e ASC e dhuroi Todd Philips, regjisori i filmit “Joker”.

/News31.al/