“Ndiej një mirënjohje shumë të madhe për këtë qytet. Këtu kam sfiluar për herë të parë për Gianni Versace”,- ka thënë pantera e zezë, duke i dhënë kështu një shpjegim zgjedhjes së vendit të dasmës. Sigurisht që kjo do të jetë martesa më e shumëpritur e vitit, ku surprizat nuk do të mungojnë. Që tani flitet se pritja do të bëhet në Teatrin SCALA. Ky është vetëm fillimi i bërjes publike të detajeve marramendëse të një dasme të pashoqe.