Aktorja 29 vjeçare, është shtatzënë, ndaj më nervoze është për parakalimin në tapetin e kuq, sesa në mbajtjen e një fjalimi. Para dy ditësh ajo ishte prezente në Screen Actors Guild Awards, ku fitoi dhe çmimin Outstanding Actress, për performancën në filmin BLACK SWAN. “Po më ndodhin kaq shumë gjëra këtë periudhë dhe po përpiqem të mbrojë fëmijën tim”. Natalie dhe i fejuari Benjamin Millepied janë duke planifikuar çdo gjë për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, por ende nuk e kanë vendosur se ku do të lindë apo ku do të rritet ai.