Panik në Kiev! Dëgjohen sirenat e sulmit ajror gjatë vizitës së Biden në Ukrainë…

Sirenat e sulmit ajror tingëllojnë ndërsa presidenti i SHBA-ve, Joe Biden po zhvillon një takim me kryeministrin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev.

Mediat e huaja shkruajnë se, Joe Biden ka shkuar në Ukrainë në kuadër të 1 vjetorit të ofensivës ruse, e cila filloi më datë 24 shkurt.

Advertisement

Në momentin që dyshja largohet nga Katedralja e Shën Michael në qendër të Kievit, dëgjohen sirenat e sulmit në të gjithë kryeqytetin.

BBC raporton se, vizita në Kiev mbeti sekret për shkak të shqetësimeve të sigurisë.