“Ushqim i sigurtë, shëndet i i garantuar” ishte slogani i Konferencës së Parë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me temë “Konsolidimi i Sigurisë Ushqimore, Sfidë për të Ardhmen”.
Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj, deklaroi se “AKU ka në filozofinë e saj bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës me të gjithë aktorët dhe faktorët që lidhen me sigurinë ushqimore në Shqipëri”. Më pas, fjalën e mori Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, i cili tha se “Përqasja jonë e re është, që të ndërtojmë një sistem që mbështetet te gjurmushmëria, parandalimi, në mënyre që të arrijmë sigurinë e duhur ushqimore”. “Gjithashtu, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe dhe të veçantë edhe ndërgjegjësimit të konsumatorit, per te parandaluar sfidën që tregjet të jenë të sigurta. Ndërkohë, reforma e shërbimit veterinar është pjesë e reformës integrale dhe nuk mund t’i lejojmë vetes të punojmë me standardet e viteve të mëparshme, si ato të 1987-ës. Standardet e reja qe duhet te adoptojmë jane ato të Bashkimit Evropian, prandaj shume shpejt do të paraqesim nivelet maksimale të ndotjes në produktet shqiptare, nje kodeks ushqimor. Por do t’i japim kohe bizneseve dhe sipermarrjeve për të ndërtuar infrastrukturen e duhur. Këtë do ta bëjmë në mënyrë të përshkallëzuar. Kur koha skadon, ose do te adoptojne ato standarde, ose do dalin jashtë tregut”, deklaroi Ministri Panariti. Të pranishmit më pas i përshëndeti dhe kryeshefi i AUV-it në Kosovë, Z.Valdet Gjinovci, i cili duke folur për sigurinë ushqimore, foli dhe për rëndësinë e marrëveshjes mes dy institucioneve homologe të Shqipërisë e Kosovës dhe për procedurat, të cilat përveçse rrisin sigurinë ushqimore, ndihmojnë dhe biznesin e këtij sektori. Ndërkohë që la të nënkuptohet, se një konferencë e tillë mund të organizohet edhe në Prshtinë.