Panairi i Punës, Meta: Ndërtimi nuk mund të jetë më baza e rritjes ekonomike

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë hapjes së Panairit të Punës në Tiranë,tha se ndërtimi nuk mund të jetë me baza e rritjes ekonomike të vendit.
“Çështja e zhvillimit të ekonomisë është e lidhur me disa çështje themelore, duke nisur me një strategji të re për rritjen ekonomike të vendit, pasi sot të gjithe jemi te ndërgjegjshem se nuk mund të jete më ndertimi baza e rritjes ekonomike të vendit”, u shpreh Meta.
Ai theksoi rëndësinë e nxitjes së arsimit profesional, pasi kjo, sipas tij, do nxiste arsimimin në shumë fusha të tjera dhe jo vetëm në degët e zakonta.
Fillimisht, në fjalën e tij kreu i Kuvendit vlerësoi zyrat e punës që sipas tij janë kthyer në institucione të vërteta duke fituar dimensionin që u ka munguar prej kohësh, në radhë të parë besimin.Meta
“Zyrat e punës janë kthyer në zyra shërbimi model, me punonjës të rinj e të dedikuar për t’iu njerëzve dhe për t’i lidhur ata me tregun e punës. Shtimi i të interesuarve dhe punëkërkuesve tregon se keto ato po e përmbushin me mjaft sukses misionin e tyre”, u shpreh kryeparlamentari.
Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj theksoi se qeveria shqiptare në 18 muaj ka 6-fishuar Fondin e Nxitjes së Punësimit.
“Në dallim nga ata që vetëm flasin, ne trefishuam fondin e punësimit e më pas e dyfishuam për vitin 2015. Pra, në 18 muajt e fundit e kemi 6-fishuar për njerëz që kanë projekte reale”, tha Veliaj, i cili shtoi se në Panairin e Punës ka 5000 vende të reja pune.
“Të respektojmë të gjithë të rinjtë që janë gati të bëjnë çfarëdolloj pune dhe që nuk u bashkohen atyre që presin t’u vijë gjithçka nga qielli”, theksoi ministri i Mirëqenies Sociale.
Duke folur për zyrat e punës, Veliaj tha: “Çdo bashki duhet të ketë zyrën e vet të punës për ta bërë sa më të lehtë ofertën për njerëzit që kërkojnë punë. Janë gati zyrat e punës në Kukës dhe Krujë. Veriun e kemi target kryesor për hapjen e zyrave të reja të punës në të ardhmen e afërt”.
Në fund, ministri Veliaj apeloi ndaj prindërve shqiptarë: “Merrni një vendim të drejtë, nëse doni për fëmijët tuaj një diplomë apo zanat. Unë mendoj se zanati e garanton punën”.

Advertisement