Paloka: PS, dhunë komisionerëve në Malësinë e Madhe

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një deklaratë për shtyp ka akuzuar mazhorancën për dhunë ndaj komisionerëve të djathtë në Malësinë e Madhe.

“Dënojmë dhunën e përfaqësuesve të PS-së në KZAZ-në e Malësisë së Madhe. Ka qenë Paulin Stërkaj që ka goditur me qytën e armës kreun e PD-së në këtë zonë”, ka thënë Paloka.

Advertisement

Më tej ai ka akuzuar edhe policinë, e cila sipas tij, “është renditur në anën e personave që shkelën ligjin”.