Palestinë – Sulme mbi Rripin e Gazës

Sipas të dhënave nga qarqet ushtarake u bombarduan dy fabrika municionesh dhe një tunel kontrabande në kufi me Egjiptin. Sulmi ajror është një reagim pas hedhjes së një rakete nga Rripi i Gazës mbi qytetin Sderot. Sipas të dhënave palestineze u plagosën pesë vetë. Ditën e shtunë lidhur me këtë Hamasi radikal islamik që kontrollon Rripin e Gazës kishte deklaruar se ka rënë dakord me grupet vogla militante që të ndërpresë sulmet me raketa ndaj qyteteve izraelite. Qëllimi i ndërprerjes së sulmeve është që të shmangen sulmet e dhunshme izraelite dhe të krijohet mundësia për rindërtimin e Rripit të Gazës pas ofensivës ushtarake izraelite në fillim të vitit.

Advertisement