Sipas Autoritetit palestinez kryeministri Netanjahu me deklaratën e bërë në universitetin Bar-Ilan në Tel-Aviv po minon përpjekjet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme mes Izraelit dhe popullit palestinez. Kundër deklaratës së kryeministrit hebre ka reaguar edhe Hamas që e ka cilësuar deklaratën e Netanjah si rraciste dhe ekstremiste. Shefi i kabinetit izraelit Benxhamin Netanjahu deklaroi se ishte pro krijimit të një shteti palestinez sipas planit “dy popuj, dy shtete” të presidentit amerikan Barak Obama por me kusht që shteti i ri të ishte i cmilitarizuar dhe të njihte Izraelin si shtet të popullit hebre.